Një tragjedi ndodhi mbrëmë pas orës 23:00 në Messina. Një fëmijë dy vjeç humbi jetën pasi u përplas nga makina e babait të tij në një kompleks godinë në Bordonaro.
Sipas medieve italiane, familja ishte kthyer në shtëpi me makinë.
Teksa babai zbrit për të hapur garazhin, duket se një tjetër nga fëmijët ka lëvizur pa dashje kutinë e shpejtësisë. Për pasojë makina do të shtypte për vdekje fmëijën që ndodhej para.
Karabinierët ndërhynë në vend dhe hetuan të koordinuar nga Prokuroria e Mesinës