-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E treta e vërteta! PD çon 35 firmat për hetimin e investitorëve “strategjikë” të Ramës

Kryesoret

35 deputetë të opozitës ridorëzojnë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.

Pas tërheqjes së deputetit Agron Duka, sipas PD-së, “për shkak të miqësisë me bashkëshortin e ministres Olta Xhacka”, që ka përfituar statusin e investitorit strategjik, deputetët nismëtar ridorëzuan kërkesën duke plotësuar atë me nënshkrimet e nevojshme.

Por socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka. Taulant Balla sfidoi grupin nismëtar duke i kërkuar që ta paraqesin kërkesën pasi të mbledhin firmat përsëri dhe socialistët do ta marrin në shqyrtim. “Mblidhini të njëjtët firmëtar dhe hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. I përmbush kriteret formale me një deputet që thotë se është tërhequr. Kërkesën bëjeni nga fillimi për të plotësuar kriterin formal” u shpreh Balla.

Pretendimi i socialistëve u hodh poshtë nga deputeti Gazment Bardhi, i cili u shpreh se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëve të tjerë.

Bardhi akuzoi mazhorancën se po nxjerr justifikime të kota, për të penguar hetimin dhe transparencën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike, ku kanë përfituar miq dhe familjarë të ministrave socialistë. Ai premtoi se opozita do i shkojë kësaj çështje deri në fund.

“Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit  dhe kushtetutës. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë për sa i përket investimeve strategjike” tha Bardhi.

Deputetët e opozitës nisën të rimbledhin firmat dhe këtë të hënë kanë depozituar kërkesën e 35 deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike. Kjo çështje u kthye edhe në temë diskutimi brenda opozitës për shkak se deputeti Gazment Bardhi akuzoi Sali Berishën se ka bashkuar votat me Edi Ramën për të bllokuar ngritjen e këtij Komisioni.

“Merri leje doktorit, dhe sqaro demokratët pse u bashkuat me PS-në për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Pse i ka nis Berisha mesazh deputetëve që të bëhen bashkë për të bllokuar komisionin” – tha Bardhi.

Sipas grupit të Enkelejd Alibeajt, “në fakt asnjë nga deputetët që ndjekin linjën e zotit Berisha nuk kanë firmosur për ngritjen e këtij Komisioni, me përjashtim të deputetit Bujar Leskaj që kishte firmosur edhe më parë.

Madje deputetja Ina Zhupa që kishte firmosur fillimisht, por që i është bashkuar sëfundmi zotit Berisha, është tërhequr nga nisma duke mos ju bashkuar më grupit nismëtar” mbyllet njoftimi.

Dokumentet dhe deputetet qe kane firmosur

  1. AGRON GJEKMARKAJ
  2. ALFRED RUSHAJ
  3. ANDIA ULLIRI
  4. ARBI AGALLIU
  5. BLEDJON NALLBATI
  6. BUJAR LESKAJ
  7. DASHNOR SULA
  8. DASHAMIR SHEHI
  9. DHURATA ÇUPI
  10. EMILJA KOLIQI
  11. ENKELEJD ALIBEAJ
  12. ERALDA BANO (TASE)
  13. FERDINANT XHAFERRAJ
  14. FLAMUR HOXHA
  15. FATJON VEIZAJ
  16. FATMIR MEDIU
  17. FLUTURA AÇKA
  18. GAZMENT BARDHI
  19. GRETA BARDELI
  20. ILDA DHORI
  21. HELIDON BUSHATI
  22. JORIDA TABAKU
  23. KASTRIOT PIROLI
  24. XHELAL MZIU
  25. KRESHNIK ÇOLLAKU
  26. LEFTER GËSHTENJA
  27. LINDITA METALIAJ
  28. LULZIM BASHA
  29. MERITA BAKIU
  30. ORJOLA PAMPURI
  31. RAMADAN LIKAJ
  32. SAIMIR KORRESHI
  33. SELADIN JAKUPLLARI
  34. ZEF HILA
  35. ZHENI GJERGJI

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit