-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet partnerja e “Sanços” që u hodh në erë me bombë: Çfarë më tha në darkën e fundit

Kryesoret

Dy ditë nga atentati me bombë që i mori jetën Aleksandër Sadikajt ende nuk ka asnjë të arrestuar apo pistë konkrete për të shkuar në gjurmët e vrasësve, që dyshohet se janë profesionistë që e kanë kryer “punën” kundrejt pagesës.

Por cfarë thotë familja? Grupi hetimor ka marrë në pyetje bashkëjetuesen e 27-vjeçarit nga Memaliaj, e cila ka rrëfyer momentet e fundit. “Natën para ngjarjes kemi darkuar bashkë.

Në momentin që zbritëm për tek makina bashkë llamarinën e sebratorit që ishte e hapur. Aleksi nuk i kushtoi rëndësi. Vajta dhe e mbylla vetë. Në mëngjes ika në punë dhe e lashë në gjumë” deklaroi ajo.

Në pyetje është marrë edhe një mik i tij. Ai është shprehur se Aleksi, që e thërrisnin me nofkën “Sanço” 10 vite kishte jetuar në Greqi, kishte edhe një lokal te Kodra e Diellit në Tiranë përveç fermës në Memaliaj dhe kohët e fundit kishte pasur një konflikt me një person nga Kuçova për një borxh.

“Peqja” i kishte borxh rreth 20 mln lekë të vjetra. Sanço i kishte dhënë atij një makinë dhe 5 mijë euro dhe personi nga Kuçova do ia kthente me përqindje kur të mblidhte lekët.

Shuma prej 15 mije e 500 euro Aleksandrit i është dhënë disa ditë para se të ndodhte ngjarja” tha ai.

Sadikaj ka një “cv” të pasur kriminale jashtë dhe brenda vendit dhe për policinë ende nuk ka një pistë konkrete hetimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit