-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Po zhvatin shqiptarët, nxehet Braçe: Si mund të jepet kredia për 7 minuta?

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme të komisionit të Ekonomisë debati është fokusuar te dhënia e kredive nga institucionet financiare, jo banka që japin kredi, madje disa prej tyre edhe për 7 minuta. Deputeti i PS-së, Erion Braçe “gozhdoi” shoqatën “Mikrofinanca Shqipetare” dhe më pas u shpreh se shqiptarët janë nëpër gjykata dhe përmbarues si pasojë e mashtrimit të këtyre institucioneve që po zhvatin qytetarët. Ish-zv/ kryeministri kërkoi një verifikim për evidentimin e tyre dhe mënyrën e funksionimit.

Si i jepni paratë për 7 minuta? Jam shumë kurioz. 7 minuta nuk dalin për të numëruar. Ku e gjeni besimin të jepni para për 7 minuta? Po të doni ua lexoj. Kredi deri në 200 mijë lekë, shlyerje për 24 muaj, dhe ua miratojmë për 7 minuta, kështu thuhet në njoftimin tuaj? Dini gjë sa shqiptarë kanë hyrë atje dhe kanë ngecur atje dhe tani janë poshtë e lart nga përmbarimi” tha Braçe.

Eduard Shalsi vijoi më tej shqetësimin. “Sa është numri i këtyre që kanë pafuqi për t’u kthyer, përgjegjësia e institucioneve për transparencën, Kuvendi në edukimin financiar, çështja është komplekse, duhet të ndërhyjmë që fenomene të tilla të mos ndodhin, kjo është grabitje, pse 161 mijë veta aplikojnë në dyert e këtyre institucioneve, a janë të gjitha në këtë nivel, si mund të jepet kredia për 6 minuta, se kanë nisur që të japin kredi dhe për 3 minuta” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit