Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç janë nisur drejt Ukrainës. Vizitës së tyre do i bashkohet edhe kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky” është mesazhi i kreut të qeverisë shqiptare në Facebook, që e shoqëron me dy foto të momentit kur ngjitet në avionin e “Air Albania” së bashku me Abazoviçin.
Shqipëria miratoi pak ditë më parë një ndihmë 1 mln euro për Ukrainën dhe u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.