-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sërish protestë, punëtorët e KEK-ut kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Kryesoret

Më 16 qershor, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, për ta shprehur indinjatën e tyre kundër mos lejimit të tërheqjes së një shume të caktuar nga Trusti pensional.

Kështu të paktën ka njoftuar kryetari i sindikatës së KEK-ut, Nexhat Lumnica, i cili ka potencuar se protestës së tyre pritet të bashkëngjiten edhe sindikatat e tjera.

“E kemi caktuar datën, do të mbahet më 16 qershor, prej orës 12:00 duke filluar nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, drejt Parlamentit të Kosovës ditën që mendojmë se do të mbahet seanca e Kuvendit, ku do të vendoset për Trustin pensional”, ka thënë Lumnica për Ekonomia Online.

Sipas Lumnicës në protestë pritet të marrin pjesë rreth 1 mijë punëtorë, pa llogaritur edhe pjesëmarrësit nga sindikatat e tjera, dhe se protesta në fjalë është si rrjedhojë e presionit të punëtorëve, pasi gjendja e tyre po rëndohet dita ditës për shkak të krizës ekonomike, që e ka kapluar vendin.

“Pra ne dëshirojmë një pjesë të Trustit për arsye se gjendja e punëtorëve është jo e mirë duke e marr parasysh që gjendjen e tyre sot dhe kërkesën e madhe të punëtorëve, jemi imponuar që të vendosim për protesta”, ka shtuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit