Katër pas vrasjes ende nuk ka asnjë të arrestuar. Hetimet për atentatin me eksploziv që i mori jetën Aleksandër Sadikajt, në Unazën e Madhe të Tiranës, do të shtrihen jashtë Shqipërisë.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pranoi se policia po bashkëpunon ngushtësisht me partnerët e huaj.
“Pa diskutim jemi duke punuar, është një ngjarje e rëndë, nuk diskutohet. Policia po punon shumë ngushtë me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, edhe me partnerët tanë për të zbardhur gjithë këtë ngjarje të rëndë për nga mënyra se si u ekzekutua” tha Çuçi.
Po hetohet mbi lidhjet e 27-vjeçarit me persona që jetojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, pasi dyshohet se shkak i vrasjes mund të jetë edhe një konflikt mes tyre.
Makina e Sadikajt u hodh në erë mesditën e të shtunës teksa po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Tepelenës, aty ku kishte edhe një fermë.