Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i ish-kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmaku në Itali në 27 maj. Ai kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë me avion një javë përpara se të prangosej.
Në datë 27 ai u prangos në flagrancë pranë një fidanishteje në Grottamare, San Benedeto di Tronto, së bashku me nipin e tij.
Sipas policisë italiane nipi i ish-kryebashkiakut është Edmond Kajmaku 34 vjeç rezident në Monte Rubiano, Itali.
Menjëherë pas arrestimit të Kajmakut me 20 kg kokainë, policia italiane ka vendosur në lëvizje autoritetet shqiptare që kanë bllokuar për kontroll në portin e Durrësit kamionin e firmës së luleve të ish-kryebashkiakut.
Por në kamionin me targa AA 324 ZL të drejtuar nga Ladi Kajmaku, që është vëllai i ish-kryetarit të bashkisë nuk është gjetur asgjë edhe pse hetuesit dyshojnë se ishte i përshtatur.
Kamioni ka udhëtuar nga Durrësi drejt Barit të Italisë, më 23 Maj ndërsa destinacioni i tij ishte Holanda për të marrë lule, por pas lajmit të arrestimit të Agim Kajmakut është kthyer më 26 maj në Portin e Durrësit ku është sekuestruar pas kontrollit.