-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

45 kg drogë e ardhur nga Brazili, të arrestuarit: Nuk kemi dijeni çfarë ndodhej në kontenjer

Kryesoret

Administratori i kompanisë “Apetit Group” Arben Ferizi që u arrestua pas sekuestrimit të kokainës brenda kontejnerit me mish që erdhi nga Brazili ka mohuar dijeninë lidhur me pakot që u gjendën brenda.

“Kompania ka vite që merret me prodhimin e salsiçeve. Kompania që administroj është e suksesshme dhe nuk ka nevojë që të implikohet në trafik droge. Nuk kam dijeni për praninë e drogës në kontejner. Veprimet, porosia dhe blerja e mishit bëhet online” tha ai pas arrestimit.

Edhe agjenti doganor i ka mohuar akuzat. “

Kontejneri erdhi trazit nga Brazili, kaloi nga Gjermania dhe Greqia më pas erdhi në Durrës me distinacion final Maqedoninë. 45.5 kg kokainë u zbulua pas kontrollit në Durrës nisur nga sinjalizimi i partnerëve.

“Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner”, ka deklaruar Ferizi.

Kurse, agjenti doganor Egert Vargu është shprehur se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi ndërsa ka theksuar se nuk merret me kontrollin e kontejnerëve.

“Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin.” 

Kontejneri ku ndodhej lënda narkotike ishte i mbushur me mish pule.  Si rezultat i kontrollit të kryer, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit