Disa detaje të reja janë zbardhu nga aksioni i sotëm i policisë në asgjësimin e depos së armëve në Kodër Mëzez.
Policia ka bërë me dije për dyshimet e para se nga vinin armët dhe municionet, sipas saj ato kalonin në Kosovë, dhe po ashtu po hetohet nëse ka ndonjë furnitor direkt nga andej. Këto dyshime vinë pasi në depon në Mëzez bëhej vetëm montimi i armëve me një pajisje që gjithashtu mendohej se kishte ardhur po nga jashtë, pjesët e të cilave vinin me ngarkesa të tjera, kjo e dhënë ka dal nga përgjimet e policisë.
Po ashtu është njoftuar se po punohet për kapjen e disa personave të tjerë të cilët ishin të implikuar në këtë skemë trafiku.
Vila ku u gjetën armët, kishte vetëm një kat të banuar, ndërkohë që dy katet e tjera ishin end në punim e sipër.