-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet banda kriminale e drogës në Katalonjë, 56 në pranga, mes tyre edhe shqiptarë

Kryesoret

Është goditur një nga grupet më të mëdha kriminale të kultivimit të marijuanës në Katalonjë, ku sipas mediave spanjolle janë arrestuar 46 persona.

Të arrestuarit janë nga mosha 19 deri në 58 vjeç dhe akuzohen për krime kundër shëndetit publik, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, të krijimit të organizatës kriminale dhe mashtrimit me energjinë elektrike.

Gjatë aksionit policia ka zbuluar 24 plantacione të kultivimit të drogës dhe u sekuestruan më shumë se 22.600 bimë dhe 166 kilogramë kanabis, gati për shitje.

Gjatë operacionit, agjentët gjetën gjithsej 225 765 euro cash, një armë gjahu, një revole me fishekë, një pistoletë me ajër të ngjeshur dhe armë të ndryshme me tehe.

Autoritetet spanjolle besojnë se vetëm nga shitja e kanabisit në Katalonjë, organizata shqiptare fitonte më shumë se tre milionë euro në vit, shifër kjo që është tre ose katërfishi i peshës së kanabisit të eksportuar në vendet e tjera evropiane.

Në total mendohet se organizata fitonte rreth 12 milionë euro në vit, ndaj autoritetet kanë nisur një hetim paralel për pastrim parash.

Një pjesë e madhe e të ardhurave u investua në blerjen e bareve dhe restoranteve në Barcelonë. Ndërsa një pjesë tjetër dërgohej në Shqipëri e fshehur në valixhe ose me transferta të vogla bankare.

Shqiptarët kishin arritur të mashtronin kompaninë e furnizimit me energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë euro.

Nga prodhimi i kanabisit në 28 banesa, shqiptarët kishin konsumuar 4.39 GWh energji elektrike ose konsumin vjetor të 1256 familjeve katalane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit