Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përsëri janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës në protestën e tyre për pakënaqësitë me qeverinë që i la jashtë ligjit për pagën minimale.
Ndërkohë është dëgjuar një krismë dhe nuk dihet se çfarë ishte, raportojnë mediat kosovare. Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës janë rreshtuar para derës së Kuvendit të Kosovës
Në këtë protestë të organizuar nga OVL-UÇK po marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Socialdemokrat.
Policia është mobilizuar për të siguruar mbarëvajtje të qetë të protestës së veteranëve e cila ka nisur para Kuvendit të Kosovës.
Forcat e organeve të rendit janë vendosur edhe para objektit të Qeverisë.
Përpos forcave të rregullta aty gjenden edhe forcat e njësisë speciale, të cilët janë pajisur me xhama mbrojtëse dhe helmeta.
Protestës së veteranëve me kërkesën e tyre që të përfshihen në ligjin për pagën minimale dhe kështu pensionet nga 170 euro t’i marrin rreth 250 euro, u është bashkangjitur edhe Partia Socialdemokrate









