Kryetari i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Baku ku së bashku me Ilir Metën po marrin pjesë në forumin global “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”. Sot ish-kryeministri ka postuar dy foto, e para nga biseda “me bashkepresidenten e Forumit Global te Bakus, Vaira Vike-Freiberga” dhe e dyta nga darka e djeshme. “Ne darke me: Ivo Josipoviç, ish president i Kroacise, Rosen Plevneliev, ish president i Bullgarise, Zllatko Lagumdzija, ish kryeminister i Bosnje Hercegovines” shkruan Berisha nw Facebook.
Në ditën e parë, Berisha dhe Meta bënë postime të ndara për këtë pjesëmarrje, ndërsa në mbrëmje publikuan një foto bashkë nga darka të ulur të dy në një tavolinë. Vizita në Baku ka shërbyer edhe për të qetësuar ujërat mes Ilir Metës dhe dobësisë së tij, Sali Berishës pas debatit në distancë lidhur me dekretin për Bajram Begajn që firmosi në Stamboll, por ndoshta edhe për të përgatitur skenarin për frontin opozitar pas 24 korrikut, kur ish-kreu i LSI-së do të dalë nga zyra e Presidentit.