Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, e cila do të bashkëdrejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri.
I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë dhe deputeti Oerd Bylykbashi, edhe pse kreu i PD Sali Berisha tha se grupi që ai përfaqëson nuk do të marrë pjesë në këtë Reformë.
Në nisje të seancës socialisti Damian Gjiknuri kërkoi që anëtarët e këtij komisioni të shmangin sa më shumë përplasjet politike, dhe procesi për reformën zgjedhore të jetë sa më konsensual dhe gjithëpërfshirës.