Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një 47-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i banesës.
Ajo është dërguar menjëherë në spital ku më pas ka ndërruar jetë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, në Laprakë, në rrugën “Marubi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një objekti të pabanuar, shtetasja S. Z., 47 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.