-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha e “futi” në burg, djali i ministrit Çuçi flet te “5pyetjet.al”

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi nuk është në burg.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi dje përmes një postimi në Facebook se djali i ministrit është arrestuar në Itali për kontrabandë me ilaçe.

Sipas ish-kryeministrit, Endi Çuçi ishte kapur nga përgjimet e anti-mafies italiane duke bërë transport ilaçesh drejt Shqipërisë.

Por si qëndron e vërteta? “5pyetjet.al” kontaktoi Endi Çuçin, i cili është i lirë. “Faleminderit, por nuk kam asnjë koment, fare” tha ai.

Pasditen e djeshme reagoi edhe nëna e Endi Çuçit, Zhaklina Peto, ish-bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, duke hedhur poshtë pretendimet.

Me shqetësim shumë të madh dhe tepër e indinjuar dua të përgënjeshtroj të gjitha akuzat e pavërteta dhe të shëmtuara të cilat kanë dalë në media dhe që drejtohen ndaj meje personalisht dhe djalit tim Endi Çuçi” tha ajo.

Sali Berisha me apo pa qëllim nuk publikoi dosjen e plotë me akuzat dhe vendimin e autoriteteve italiane për djalin e ministrit, i cili ndryshe nga sa denoncoi ish-kryeministri është i lirë.

Tashmë pritet për t’u parë cili do të jetë reagimi i kryetarit të PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit