-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenocidi në Kosovë, Kurti i përgjigjet homologes serbe: E pavërtetë!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur të pavërteta dhe të padurueshme deklaratat e homologes serbe, Ana Bërnabiç, se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid. Në Forumin e Prespës për Dialog, e pyetur për viktimat e luftës në Kosovë, Bërnabiç është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse, sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri Kurti, i cili në një konferencë për media sot tha se janë deformim i të vërtetës. Ai përmendi varrezën masive në Batajnicë, ku tha se janë zhvarrosur 744 kufoma të shqiptarëve.

“Çfarë ka thënë ajo pa dyshim është një zvogëlim, deformim, e pavërtetë e padurueshme. Veç në Batajnicë janë zhvarrosur 744 kufoma të shqiptarëve, veç në një varrezë masive. Në Serbi gjithsej në varreza masive janë zhvarrosur 950 shqiptarë. Ndoshta e ka pasur fjalën për këtë. Nuk mund të thuhet 900 për gjithë luftën që është zhvilluar në Kosovë,” tha Kurti. 

Kurti shtoi se Bërnabiç ka tendencë t’i minimizojë krimet, pasi e kupton që është një pozicion i pambrojtur nëse thotë që nuk kanë ndodhur krime. Por, sipas tij, qasjen e tillë Kosova e ka të njohur nga mohimi i masakrës së Srebrenicës nga serbët.

“Bëhet fjalë për rreth 20 mijë gra e vajza, por edhe djem e burra të përdhunuar dhe ka organizata kombëtare e ndërkombëtare që e dëshmojnë këtë. E kam vërejtur që kryeministrja e Serbisë ka tendencë të thotë se kanë ndodhur krime, por shumë më pak. Ajo e kupton që është pozicion i pambrojtur nëse thotë se në Kosovë nuk ka ndodhur krimi. Këtë qasje të Beogradit e kemi parë më herët në raport me Bosnjën, ku edhe masakrën e Srebrenicës nuk e mohojnë, por thonë se nuk është numri i saktë i të vrarëve”, theksoi Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit