-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: 10 mijë civilë të vrarë dhe plagosur në Ukrainë

Kryesoret

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaron se më shumë se 10,000 civilë, duke përfshirë edhe qindra fëmijë, janë vrarë ose plagosur deri më tani nga lufta në Ukrainë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara të Komisionerit për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 4,509 njerëz janë vrarë dhe 5,585 janë plagosur deri më 16 qershor.

Gjithashtu 297 fëmijë kanë humbur jetën.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese ne një zonë të gjerë duke përfshirë bombardimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave”, – thuhet në raport.

Zyra e Kombeve të Bashkuara ka theksuar që kjo shifër nuk është fikse, pasi numri i vdekjeve mund të jetë edhe më i lartë sepse në zonat e pushtuara marrja e informacionit është e vështirë.

Më tej sipas raportit, rreth 6.5 milionë refugjatë janë zhvendosur nga lufta, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit