Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit. I lënduar është jashtë rrezikut për jetën.
Benz-i’ është shkatërruar plotësisht dhe shoferi ka pësuar dëmtime serioze. Sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.