-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati: Gjyqtarët e prokurorët, përdorues të drogës, t’ju bëhet testi me patjetër

Kryesoret

Avokati Artan Manushaqe tha në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike se gjyqtarët dhe prokurorët janë përdorues të lëndëve narkotike.

Ai kërkoi bërjen e testit antidrogë për ta, duke e konsideruar këtë si hap drejtësisë funksionale dhe të vërtetë.  

“Ka akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve se janë përdorues të lëndëve narkotike. Ne si qytetarë, avokatë dhe opozita të kërkojmë që të kalojnë në testin e përdorimit të lëndëve narkotike. Të bëhet testi për lëndët narkotike, 10 vjet, 20 vjet qëkur ka filluar profesionin. Kjo lidhet me integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pse u pezullua testi i drogës në Policinë e Shtetit? Sepse po dalin që të gjithë janë përdorues të lëndëve narkotike. Dhe nuk duhet të kishte filluar nga punonjësi i thjeshtë, por nga kupola lart. Kjo është drejtësia”, tha ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit