Tre autorët e dyshuar për vrasjen Martin Cecos, dolën para trupit gjykues ditën e sotme, prokuroria po vazhdon hetimet.
Në makinë e Valter Mollaj, i cili është dhe autori i ngjarjes është gjetur litar, me të cilin dyshohet se i është shkaktuar vdekja viktimës.
Mollaj e ka mohuar diçka të tillë duke pretenduar se litarin e ka përdorur në fermën e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 12 qershor, ditë kur 26 vjeçari Martin Çeço humbi kontaktet me familjarët e tij. Ai u gjet pas 4 ditësh nga policia në rezervuarin e Kolanecit. Ngjarja ndodhi për shkak të një lidhjeje që viktima ka pasur me një vajzë dhe më herët edhe më njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes.