Mbrëmjen e sotme dy turistë belgë të cilët po eksploronin kanionin e Gjipesë kanë mbetur të bllokuar për disa orë duke rrezikuar jetën në atë vend.
Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës në Himarë, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve belg.
Ata janë nxjerrë pa dëmtime nga kanioni, ndërsa për shpëtimin e tyre mësohet se morën pjesë 12 zjarrfikës.