-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nuk ka “xixa” me Albinin

Kryesoret

Mes batutave dhe ironisë, Edi Rama u shpreh sot në Prishtinë në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive se nuk ka “xixa” dhe çështje të hapura mes tij dhe Albin Kurtit.

Faleminderit edhe për ndalimin e shiut, se ka pas herë pas here reshje. Ishte një qen aty që lehte, por nuk lehu më, çka mbase jem një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve, që kërkojnë të fusin zakonisht xixa mes nesh dhe kërkojnë të shikojnë me patjetër çështje të hapura mes meje dhe homologut këtu.

Nuk ka të tilla, sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështje për të cilat nuk merreshim vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marrë vesh të mos merremi vesh. Kështu që me të falat përkatëse për qenin unë e konsideroj të hapur këtë mbledhje” tha Rama.

Kjo është mbledhja e tetë që po zhvillohet mes dy qeverive. Kjo mbledhje vjen në një moment ku marrëdhëniet mes dy kryeministrave nuk janë në nivelin më të mirë, për shkak të qasjes ndaj Ballkanit të Hapur.

Në mbledhjen e sotme pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. Në total janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dyja vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit