-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrat me autobus drejt Kosovës

Kryesoret

Sot në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Pas mbledhjes së fundit në Elbasan, këtë herë takimi është lënë në Prishtinë.

Kjo mbledhje vjen në një moment ku marrëdhëniet mes dy kryeministrave nuk janë në nivelin më të mirë, për shkak të qasjes ndaj Ballkanit të Hapur.

Ministrat shqiptarë janë nisur me autobus drejt Kosovës. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shpërndarë një foto nga brenda autobusit me të cilin udhëtonin sëbashku ministrat shqiptarë.

Në mbledhjen e sotme pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. Në total janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dyja vendeve.

Axhenda

11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.

12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit