Në Prishtinë është zhvilluar sot mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Tirana i ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të njohë gjenocidin serb në Kosovë. Berisha shkruan se mohimi i gjenocidit është një akt antikombëtar.
“Vasali i Beogradit, Edi Rama duhet të njohë gjenocidin serb në Kosovë! Miq, qëndrimi i Edi Ramës në një linjë me padronin e tij, Aleksander Vuçiç në mohimin e gjenocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, është një akt antikombëtar, është përdhosje për së vdekuri të dhjetëra mijëra shqiptarëve që u vranë vetëm për shkak të etnisë së tyre në 150 vitet e fundit nga barbarët serb.
Në veçanti ai duhet të dënoj gjenocidin e fundit serb në Kosovë gjatë operacionit “Patkoi” në të cilin serbët mizor vranë, therën, dogjën të gjallë mbi 1400 fëmijë shqiptar. Dënoj me ashpersinë me të madhe qëndrimin antishqiptar, çnjerëzor të vasalit te Beogradit në mohimin e gjenocidit serb në Kosovë” shkruan ai.