-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raportuesja e PE për Kosovën: Jo vetëm Ukrainës, jepini edhe Ballkanit diçka

Kryesoret

“Duhet t’i jepni diçka edhe Ballkanit Perëndimor, jo vetëm Ukrainës dhe vendeve të tjera ish sovjetike”. Ishte kjo thirrja e drejtpërdrejtë e raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, drejtuar zyrtarëve të Brukselit.

Politikanja gjermane sugjeroi që të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të liberalizohen vizat për Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës t’i jepet statusi I vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Eurodeputetja thotë se kjo do të tregojë se Unioni e mban fjalën dhe se besimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së nuk është humbur plotësisht.

Von Cramon thotë se nuk është në dijeni të detajeve të propozim të Sllovenisë, lidhur me afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bllokun Europian. Këto deklarata, eurodeputetja gjermane i bëri gjatë një vizite në Sarajevë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit