-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot mbledhja e shtatë Shqipëri-Kosovë, mbi 100 marrëveshje, por çedon zbatimi

Kryesoret

Sot në Prishtinë qeveria e Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë, do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë do të arrijë në orën 10:45 në vendin ku edhe do të mbahet mbledhja.

Pas tij, në orën 11:00 do të arrijë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes në mes dy Qeverive do të nisë në orën 11:15, ku ministrave fillimisht do tu drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas kësaj do të bëhet prezantim mbi infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Në orën 12:30 është paraparë të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve qeveritare, e ku më pas do të ketë edhe konferencë të përbashkët nga të dy kryeministrat.

Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dy shteteve.

Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt më 26 nëntor 2021, e cila përfundoi me firmosjen e 13 marrëveshjeve

Dy kabinetet qeveritare pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.

Në Qeverinë e Kosovës kanë treguar se disa prej marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen të hënën janë afër finalizimit.

“Presim të nënshkruhen një numër marrëveshjes, disa prej tyre aktualisht janë duke u finalizuar. Këto marrëveshje do të përfshijnë fusha të ndryshme, si ajo e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike, por edhe fusha të tjera”,  ka treguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Takimet e Qeverive deri tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.

Mirëpo, në Qeveri thonë se ka rezultate konkrete të marrëveshjeve të nënshkruara në nëntor të vitit të kaluar.

“Deri më tani rezultate konkrete nga ato marrëveshje kemi lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të dy vendeve, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, lehtësimin e procedurës për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, ndihmën e ndërsjellët juridike në çështje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor, vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, kurse edhe atë të bujqësisë. Disa marrëveshje nga mbledhja e kaluar janë drejt finalizimit praktik të tyre, por iu ka mbetur që të adresohen edhe disa çështje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit të trafikut lokal kufitar, lehtësimi i procedurave kufitare në pikën Vërmicë-Morinë, studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Prishtinë-Durrës, Durrës-Prishtinë, si dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”.

Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dy shteteve.

Gjatë këtyre viteve janë firmosur 86 marrëveshje, memorandume dhe protokolle bashkëpunimi, ku shumica e tyre janë të pazbatuara.

Mbledhja e parë u mbajt më 11 janar 2014 në Prizren, ku kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi e cilësuan këtë ngjarje si historike për të dy vendet dhe nënshkruan deklaratën për partneritet strategjik.

Pas Thaçit do të ishte ish-kryeministri Isa Mustafa qe do të vinte në Tiranë dhe së bashku me Ramën në mbledhjen e 23 marsit 2015 do të nënshkruanin 5 marrëveshje, 4 memorandume dhe 2 protokolle bashkëpunimi.

Tradita vazhdoi edhe me 3 qershor 2016 në Prishtinë, ku ish kryeministri Mustafa ishte mikpritësi.

Më pas, me moton “Një tokë, një popull, një ëndërr” mbledhja e 4 e dy qeverive u mbajt ne Korçë më 27 nëntor 2017 ku në krah të kryeministrit Rama qëndronte kryeministri Ramush Haradinaj.

Një vit më vonë të njëjtit kryeministra mbledhjen e vazhduan më 26 nëntor në qytetin e Pejës.

Nën sloganin “bashkë pa kufij, në një rajon pa kufij” u mbajt mbledhja e gjashtë më 2 tetor 2020 ne Tiranë, ku kryeministër i Kosovës ishte Avdulla Hoti./Fatos Shala

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit