Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi ngacmoi seksualisht një të mitur.
Ai kishte lënë një takim me një vajzë të mitur në një park në Firence dhe sapo ajo e takoi, ai filloi ti fuste duart vazhdimisht.
Sipas mediave italiane, e mitura dhe 19-vjeçari ishin takuar në një park në Viale Guidoni, në zonën e San Donato.
Këtu shqiptari tentoi fillimisht ta prekte duke marrë refuzimin e adoleshentes. Në atë moment, 19-vjeçari, i pavëmendshëm ndaj lotëve të të miturës, do të kishte filluar ta përqafonte dhe të përpiqej ta tërhiqte zvarrë pas një shkurre.
Skena është vënë re nga një kalimtar i rastit, i cili ka nisur të paralajmërojë 19-vjeçarin. Shqiptari, megjithatë, si kundërpërgjigje filloi ta ofendonte atë dhe në atë moment, burri pa një makinë policie në tranzit në Viale Guidoni.
Agjentët kanë ndërhyrë duke arrestuar 19-vjeçarin.