Shqiptari Erjon Nako 39-vjeç terrorizoi dje Vatikanin, pasi theu postbllokun dhe u fut me një makinë tip “BMW” në rrugën drejt sheshit kryesor.
Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur shqiptari rrethohet nga policia që i del përpara me një blind dhe efektivët i hidhen duke e mbërthyer dhe arrestuar. (kliko këtu për të parë videon)
Ndjekja si në filma nëpër rrugët e Romës ka bërë xhiron e mediave. Drejt makinës së shqiptarit u qëllua me armë nga policia për të shpuar gomat, por Nako vijoi lëvizjen deri kur u rrethua.
Gjatë arratisjes ai hodhi nga dritarja portofolin, dokumentet, celularin dhe orën për të mos u identifikuar.
Në fund, 39-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, ku përfunduan edhe dy efektivët e plagosur nga ndjekja e guximshme.
Mediat italiane theksojnë se ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm të planifikuar, pasi shqiptari rezulton se ishte përdorues dhe nën efektin e drogës dhe kishte një histori dhune në familje.
Si për ironi, në faqen e tij në rrjetet sociale, nuk mungojnë referencat dhe lutjet me muzikën e shenjtë.
Por shkaku i territorit ende mbetet mister.