-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkoti i samitit të liderëve të BE, Berisha: Aleanca pro Putin në Ballkan!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas vendimit të Ramës për të mos marrë pjesë në samitin e liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 qershor.

Berisha e ka quajtur këtë aleanca pro Putin në Ballkan. Ai e konsideroi këtë si një vendim anti-kombëtar të marrë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç me qëllimin për të kthyer rajonin drejt projektit serbo-rus.

“Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit!

Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor.

Ky kërcenim i dy gangsterëve autokrat te Ballkanit Perëndimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm per te shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.
Dënoj me forcën me te madhe ketë qëndrim antikombëtar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Ramës dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik te tyre!”, shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit