Mbrëmjen e djeshme dy persona kanë vdekur në Tiranë në zonën e quajtur “Nënstacioni i Selitës”.
Viktimat janë çifti i të moshuarve S. M. 80 vjeç, dhe A. M. 80 vjeç. Ka qenë nipi me inicialet M.M. që pasi ka shkuar në shtëpi i ka gjetur pa jetë duke telefonuar policinë.
Sipas policisë, i moshuari dyshohet se është vetvarur ndërsa gruaja është gjetur pa ndjenja, por më pas stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.