-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grekët duan Syrin e Kaltër, ministria e Mjedisit për “5pyetjet.al”: E morëm vesh në media

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka asnjë informacion dhe dijeni për idenë që kanë riaktivizuar grekët, konkretisht bashkia e Korfuzit për të marrë me tubacion nëndetësor ujin nga Syri i Kaltër.

I kontaktuar nga “5pyetjet.al” zëdhënësi i shtypit të ministrisë, Erjon Uka tha se nuk ka dijeni. “Aktualisht nuk kemi asnjë dijeni zyrtare, vetëm lajmet që kemi parë në media” tha ai.

Edhe kryetari i bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço deklaroi për “5pyetjet.al” se nuk ka dijeni, por shtoi se ideja është e vjetër.

Nuk kam asnjë dijeni. Para një ore po shikoja telefonin dhe po lexoja reagimin e deputetes së PD-së dhe pashë diçka. Por nuk ka ndonjë gjë.

Nuk më ka informuar askush as nga Korfuzi as nga qeveria shqiptare, nuk kam asnjë informacion. Mbase është një dëshirë e kryetarit të bashkisë së Korfuzit. Nuk e di nëse është biseduar në nivel të lartë.

Kjo si ide është dëgjuar para viteve 2000, ‘95 mbaj mend pastaj jo më. E kanë lënë në heshtje” tha ai.

Por cili do të ishte vendimi i tij, nëse i hapet rruga projektit?

Nuk është bashkia autoriteti që vendos. Kjo i tejkalon kompetencat e pushtetit lokal. Nuk besoj se duhet firma ime, ujerat janë pronë e shtetit, jo pushtetit vendor.

Ajo do të vendoset nga specialistët nëse nuk krijon probleme. Duhet studiuar. Nuk e di cfarë të them” tha Kiço.

Bashkia e Korfuzit ka rikthyer pas 40 vitesh idenë e furnizimit me ujë nga Shqipëria. Sytë i ka drejtuar te Syri i Kaltër. 

Lajmi ka disa javë që qarkullon në ishullin e Korfuzit, por në Shqipëri “mbërriti” mbrëmjen e djeshme duke u përhapur me shpejtësi.

Disa prej mediave greke kanë publikuar edhe detaje të një projekti të vjetër që shkon gati 40 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit