-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafiku i mbetjeve toksike/ Berisha: Donin të përlyenin eksportin e mineraleve nga Kosova me eksportin e lëndëve helmuese

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën poshtë banesës së tij u ndal tek trafiku i mbetjeve toksike.

Berisha u shpreh se para katër ditësh ministria e Mjedisit mashtroi shqiptarët se ata nuk kishin dhënë autorizim, por rezultoi se ajo kishte dhënë me vulë dhe me firmë, licencën dhe autorizimin.

“Akti më i paimagjinueshëm ishte ndërrimi i kodeve nga lëndë helmuese, në lëndë jo helmuese. Nga lëndë të rrezikshme në lëndë të parrezikshme. Nuk ka akt më kriminal se ky”, tha Berisha.

Më pas ai theksoi se Edi Rama është aty për lejuar, për të falsifikuar, për të maskuar, çdo lloj trafiku në Shqipëri.

“Diabolik dhe antishqiptar, ç’njerëzor dhe të pamëshirë, donin të përlyenin eksportin e mineraleve nga Kosova me eksportin e lëndëve helmuese, të fshehura me etiketë si jo helmuese, nga mafia qeveritare shqiptare”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit