Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku është shprehur se refuzimi i ftesës së BE-së nga Rama është një skandal i paprecedentë.
Sipas tij kjo është për shkak të ndikimit që Vuçiç solli me planin e tij të Ballkanit të Hapur, që nuk është gjë tjetër veç një rivalizim i BE-së.
“Eshte ne nivelin e nje skandali te paprecedente diskutimi midis Rames Kovacevskit dhe Vucic dhe plani apo ideja per te boikotuar samitin e ftesen e BE ne 24-25 qershor per lideret e Ballkanit Perendimor.
Per Vucic qe nxit nje Ballkan per ballkanasit,nje Ballkan nen influencen ruse kjo nuk ka asnje cudi.
Ndersa per Ramen dhe Kovacevskin e Maqedonise ky refuzim eshte nje devijim skandaloz nga procesi integrimit i vendeve tona.
Me kete fryme Ballkani i Hapur ,ne formatin e te cilit eshte bere diskutimi dhe pritet vendimi mbulohet me hijet e nje skepticizmi te aresyeshem. Nese kjo fryme konsolidohet ,Ballkani Hapur kthehet ne nje forum qe rivalizon ne rastin me te mire dhe saboton ne rastin me te keq orientimin pro BE te Ballkanit Perendimor.
Nese Rama vendos nje akt boikoti te tille do te ishte akti me i rende ne politiken tone te jashtme pas permbysjes se komunizmit.
Integrimi i Shqipwrise ne BE eshte e duhet te mbetet prioritet kombetar,” ka shkruar Çollaku.