-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregtonin kokainë në Perugia, arrestohen dy shqiptarë

Kryesoret

Ditën e sotme karabinierët e qytetit në provincën e Perugias sekuestruan rreth një kilogram e dyqind gramë kokainë dhe arrestuan dy shqiptarë.

Gjatë hetimeve, hetuesit kanë konstatuar episode të shumta të trafikut të drogës mes Montefalco Trevi dhe Foligno.

Më pas ata identifikuan një kompleks rural, të konsideruar si bazën logjistike ku të dy shqiptarët do të kishin fshehur drogën për t’u shitur me shumicë bashkatdhetarëve të tjerë. Kështu u sekuestruan dhe 400 gram kokainë.

Gjatë ekzekutimit të masave paraprake, u sekuestruan edhe 12 pako të tjera kokainë me peshë 100 gram secila, si dhe material ambalazhimi. Gjithashtu u sekuestruan edhe 14.000 euro të ardhura të konsideruara të veprimtarisë së paligjshme. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit