-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha njofton datën e protestës për rritjen e çmimeve

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton datën e protestës kombëtare, e cila sipas tij do të mbahet në Tiranë. Ai tha se beteja e jashtëzakonshme do mbahet në 7 korrik.

“Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk Meriton të ekzistojë asnjë ditë. Përpiqem të rikujtoj bashkëbiseduesve të mi se pas vitit 1990 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje. Televizionet e huaja e quanin Gorbaçovi i Ballkanit edhe pse vriste të rinj në katër anët e kufirit të Shqipërisë. Ato nuk përcilleshin ose injoroheshin. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Edi Ramës.

E rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve. Duhet të bazojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të thuash se Edi Rama po lufton korrupsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët. Në çdo licencë dhe leje ka vetëm vjedhje. Shefi i kadastrave thonin që janë djegur regjistrat. Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik.

Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si fron. Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Kjo është betejë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Nuk ka asgjë të shkoni në Peshkopi.

Të angazhohemi që protesta të tjera do vazhdojnë me këtë sistem ne nuk pajtohemi. Sistem monist ku të gjitha pushtet në dhunim flagrant të kushtetutës.

Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme, nuk mundet kush ta shndërroje Tiranën ën Beogradin e vogël, nuk mund  të shkatërrojë Myzeqenë, Korçën, Shkodrën, me Ballkanin e Hapur. Në një kohë kur Serbia subvencionin 80 herë më shumë sesa Shqipëria hektarin e tokës. Ta vazhdojmë si front këtë betejë dhe ta zgjerojmë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë interesat e qytetarëve dhe vendit tonë, vetëm një shoqëri atdhetare, një shtet minimalisht patrotik ,mund të zhvillojë vendin, ndryshe shkatërrohet”, tha Berisha. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit