-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani konfirmon pjesëmarrjen e saj në samitin e BE-së

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar në një intervistë për median holandeze NRC,se do të marrë pjesë në samitin e BE-së në Bruksel.

Në samitin e Be-së, do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për liberalizimin e vizave të Kosovës.

“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, citohet të ketë thënë Osmani, për NRC. Presidentja e shtetit ka theksuar se mungesa e liberalizimit të vizave për kosovarët është një padrejtësi e madhe.

Ajo më tej ka përmendure dhe shtetet që e kanë fituar këtë të drejtë para Kosovës edhe pse Kosova kishte plotësuar nëse jo para tyre, së paku krahas tyre.

“Qytetarët nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel”, thotë Osmani.

“Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto”, ka theksuar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit