-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama bën prapaktheu: Nuk ka bojkot, nesër shkoj në Bruksel

Kryesoret

Nuk ka bojkot. Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga kjo ide dhe nesër Shqipëria do të marrë pjesë në samitin e BE-së që do të zhvillohet në Bruksel, por që negociatat nuk do të hapen. Kreu i qeverisë shqiptare shkruan se nuk do të shkojë në Bruksel për të dëgjuar, por për t’u dëgjuar për projektin e ri të Macron dhe nismën e Ballkanit të Hapur.

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë” tha ai.

Nga lëvizjet e fundit në Bullgari, ku opozita është dakord me hapjen e negociatave dhe i bëri thirrje qeverisë që të hapë dritën jeshile, Edi Rama nuk ka shpresë.

Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka marrë peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit