Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se fati i Shqipërisë është në BE dhe Edi Rama, që u tërhoq nga presioni, do të shkojë nesër me një këmbë në Bruksel.
“A do shkojë ER në samitin e BE? Me një këmbë! Deliri prej narcisti me liderin rajonal që i tërheq veshin BE fsheh paaftësinë e tij për të zbatuar detyrat e shtëpisë!
Fati i Shqipërisë është BE. Të tjerat janë justifikime që fshehin krizën e rritjes së çmimeve!”, shkruan Tabaku.
Dje Edi Rama paralajmëroi se nuk do të shkonte nesër në Bruksel, pasi negociatat nuk do të hapen, por sot bëri një prapaktheu të fortë.