Sot një 41-vjeçare është arrestuar në Korçë pasi është denoncuar nga burri se i ka vjedhur lekët. Ai ka deklaruar në polici se gruaja i ka vjedhur 28 milionë. Policia ka arrestuar bashkëshorten me inicialet A.N. Ngjarja është regjistruar në fshatin Voskopojë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” njofton policia.