-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fluturojnë” 66 patenta në Durrës, kujdes me këtë manovër

Kryesoret

Policia ka njoftuar se për një javë gjatë monitorimit të rrugëve kryesore në Durrës janë hequr 66 patenta për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilin ata udhëtonin.

Ndërkohë që janë vendosur me qindra gjoba për parakalime të gabuara.

“Janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 4 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 62 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1575 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 276 masa administrative për parakalim të gabuar;

• 60 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

• 110 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 351 masa administrative për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;

• 251 masa administrative për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 1 masë administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;

• 20 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe

• 506 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor,” ka njoftuar Policia e Rrugore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit