-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse je këtu? Bllok kundër BE-së, Vuçiç: Erdha të mbështes Shqipërinë! Rama: Jemi bashkë

Kryesoret

Në mbyllje të samitit të BE-së, Presidenti serb ishte në konferencë së bashku me Edi Ramën dhe Dimitër Kovaçevskin e Maqedonisë. Gazetarët e pyetën se përse ndodhej aty, kur në fokus dhe temë në samit ishte vetëm cështja e Tiranës dhe Shkupit, por Vuçiç u shpreh se kjo ishte shprehje mbështetje dhe solidariteti me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Jemi së bashku, ne jemi së bashku. Dhe sot nëse mund të them kështu, ishte të paktën, përvojë më pak e këndshme për mua sesa për ta, megjithatë doja të dëshmoja angazhimin dhe mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe ata donin të ndanin të njëjtat fjalë me mua.

Ishin edhe për Serbinë këto diskutime. Kjo është ajo që bëjnë fqinjët e mirë. Nuk është një detyrim formal i Serbisë për të qenë mbështetëse për Shqipërinë apo Maqedoninë, por kjo është bërë diçka natyrale, që ndodh natyrisht për të qenë krenar për fqinjë tanë.

Do të shohim në dimër se kush do të jetë i pari që do të mbështesë vendet tuaja dhe presim së pari ndihmë dhe asistencë nga vendet fqinje. Kjo është sjellje dinjitoze” tha ai.

Edi Rama shkoi edhe më tej. “Të tre ne gjendemi kështu sepse kështu do të jetë mënyra e natyrshme. Ata flasin për Ballkanin Perëndimor gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë as e kuptojnë se cfarë është Ballkani Perëndimor dhe kështu duhet të jemi së bashku dhe të flasim me një zë.

Arsyeja që erdhëm ishte për të respektuar këta njerëz dhe vende që janë në situatë të vështirë. Doja të isha këtu për të mbështetur këto vende. Si Bashkim Europian janë lëmsh” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit