-sidi education-spot_img
37.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Protestë ditën e gjenocidit”! Berisha debat me Ballën, Nikolla: Sali ulu, liro foltoren

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha replikoi sot në Kuvend me kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Balla tha se në 7 korrik, ditë që është vendosur të votohet rezoluta për gjenocidin, Sali Berisha ka njoftuar protestën.

Të lutem tani, se nuk ja vlen të merresh me ty. Sa i përket bashkëpunëtorit të Millosheviçit, zotëria që zgjohet vonë dhe vjen këtu të kujtojë bashkëpunimin e vjetër me Millosheviçin dhe thyerjen e embargos dhe kërkon të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për qëllime personale, Kuvendi nuk mund të bëhet pis.

Sa i përket rezolutës, kur të mblidhemi këtu në 7 korrik për të kujtuar viktimat në Srebrenicë, zotëria ka thirrur protestë” tha Balla.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ngrit në foltore duke kërkuar fjalën, por Lindita Nikolla nuk ia dha duke i kërkuar “Uluni zoti Berisha. Lironi foltoren” tha ajo. Ish-kryeministri me mikrofonin fikur, pas përgjigjes me akuza për Ballën u ul.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit