Një 21-vjeçar në Tiranë është ndaluar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ai filmonte veten duke shkelur rregullat qarkullimit rrugor.
Ai kishte postuar një video ku shfaqej duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimi dhe me celular në dorë.
Njoftimi i policisë
Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.
Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.