Për disa momente Kosova ishte në qendër të konferencës në Bruksel mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçit dhe Dimitar Kovaçevskit. Vuçiç teksa po flisnin për Ballkanin e Hapur iu referua e ashtuquajtura Kosovë.
“Dua të kujtoj që ka ndodhur 4 muajt e fundit sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet e mia, 2629 artikuj që janë shtypur në median europiane për Serbinë pas sulmit rus.
Artikuj që thonin se Serbia po vë në rrezik gjithë Ballkanin Perëndimor duke vendosur trupa dhe duke rrezikuar Bosnjen dhe të ashtuquajturën Kosovë.
A keni parë ndonjë ndjesë të vetme për ato media me të cilat janë ekspozuar popujt e BE-së”.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës. “Ai e quajti e ashtuquajtura Kosovë unë i them Kosovë, pikë” tha kryeministri shqiptar.
Por kur erdhi puna te nisma e Ballkanit të Hapur, Edi Rama nuk e kurseu kritikën për Prishtinën.
“E kam thënë, nuk duhet të jetë, problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të kishte qenë problemi i presidentit të Serbisë për të pranuar.
Paqja përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur, jo përmes helikopterëve që vijnë vërdallë apo ulërimave në Facebook” tha Edi Rama.