Do të nisë sot në Bruksel Samiti dyditor i Bashkimit Europian, ku veç Ballkanit Perëndimor vokusi pritet të jetë tek Ukraina, e cila prej 24 shkurtit gjendet në luftë me Rusinë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka biseduar me 11 liderë evropianë të mërkurën, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.
Ai ka biseduar me kryeministrat e Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Suedisë, Estonisë, Republikës Çeke, Belgjikës dhe Sllovenisë, si dhe me presidentët e Moldavisë, Lituanisë dhe kancelaren e Austrisë.
“Nesër do të vazhdoj këtë maratonë, ne duhet t’i ofrojmë mbështetje maksimale shtetit tonë”, tha Zelensky.