Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat është shprehur në lidhje me heqjen e vetos nga parlamenti bullgar kundrejt Maqedonisë së Veriut, duke e konsideruar si një hap kyç për zhbllokimin e negociatave.
“Theksoi këtu faljen që i kërkoi kryetari i PD-së për fyerjet që Rama bëri kundër parlamentit bullgar, dhe kombit për gjuhën prej fyesi serial.
PD beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e mos hapjes së negociatave por një sërë shkaqesh të tjera. Ndër to dhe shpopullimi masiv i vendit që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë sesa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme,” është shprehur ai.