-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Preteksti i emigrantëve/ Zbulohet drafti i amnistisë fiskale, legalizon paratë e pista?

Kryesoret

Qeveria shqiptare pas këshillimit kombëtar ka rikthyer në debat dhe gati për miratimin projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale, që zanafillën e kishte nga kursimet e emigrantëve. Paratë e deklaruara për 5 vite as nuk do të transferohen dhe as nuk do të tërhiqen.

Kjo nismë në fakt legalizon paratë e padeklaruara jo vetëm të emigrantëve, por edhe të qytetarëve shqiptarë që janë rezidentë, të ardhurat e padeklaruara të bizneseve dhe paratë e padeklaruara të shtetasve të huaj që janë tatimpagues në Shqipëri.

Në pikën e bizneseve që synohet formalizimi dhe rregullimi i bilanceve reale, theksohet se duhet të “deklarojnë vullnetarisht pasuritë dhe elementë të pasqyrave financiare që nuk i kanë deklaruar më parë apo i kanë deklaruar në një vlerë më të vogël se ajo çfarë duhet të deklaronin pavarësisht nëse pasuritë, në tërësinë e tyre, janë të paregjistruara në autoritetet kompetente, apo ndodhen ose jo në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Pr/ligji parashikon se pas deklarimit vullnetar të të ardhurave do të jepet vërtetimi për amnistinë fiskale. Amnistia fiskale për individë, bizneset dhe personat fizik do të lejohet deri në 2 milionë euro.

Nga amnistia fiskale, përjashtohen Presidenti, deputetët, kryeministri ministrat, zëvendësministrat, gjyqtarët, prokurorët, titullarët e institucioneve shtetërore, prefektët dhe kryetarët e bashkive si dhe kryetarët e këshillave bashkiakë, drejtuesit e policisë si dhe anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe personeli i prokurorive.

Për amnistinë fiskale do të paguhet tatim nga 4 deri në 10 për qind të shumës së vetëdeklaruar. Pas deklarimit nuk do të lejohen procedura hetimore apo administrative dhe deklaruesit përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe doganave. Vetëdeklarimet e të ardhurave do të lejohen deri në 9 muaj nga miratimi i ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit