-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spirale konflikti/ Bullgaria i hakërrehet Ramës: Na fyeve, e papranueshme

Kryesoret

Ish-zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Kornelia Ninova ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama, i cili e quajti Bullgarinë një turp, pasi nuk hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Deklarata e kryeministrit shqiptar është fyese dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe BE-në. Bullgaria ka dinjitet dhe mbron interesat e saj kombëtare”, thuhet në reagim.

Më herët Edi Rama iu përgjigj ministrisë së Jashtme të Bullgarisë duke u thënë të heqin veton ose ta durojnë. “Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë.

Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Ngadalë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit