-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat/ Aleatët flasin te “5pyetjet.al”: Kush do ta tradhtojë protestën e Berishës

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Në datë 7 Korrik, ora 19:00 Sali Berisha ka thirrur protestën kombëtare përpara Kryeministrisë duke nisur betejën në shesh për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Motivi i protestës janë çmimet e larta, por që brenda saj kryetari i PD-së ka përfshirë edhe çështje të tjera politike, mes tyre “Ballkani i Hapur” dhe raporti Rama-Vuçiç, që sipas tij e ka kthyer Tiranën në një Beograd të vogël.

Tubimi i parë vjen në një moment aspak pozitiv referuar përçarjes brenda PD-së, që ka lënë shumë deputetë të grupit pezull në pritje të vendimit të Apelit për vulën e partisë.

Në kushtet kur pjesën më të madhe të grupit nuk e ka me vete, ku do të mbështetet Sali Berisha për të mbushur sheshin? Ish-kryeministri sot foli për një front opozitar, pjesë e së cilit nënkuptoi se do të jenë edhe partitë të tjera opozitare.

Por si është raporti me aleatët?

Partia e dytë më e madhe në opozitë pret konventën e 25 Korrikut, ku do të shpaloset vendimi i Ilir Metës një ditë pasi do të dalë nga Presidenca. Sali Berisha sot i mbylli derën Ilir Metës për bashkë-drejtim. Ai tha se e mirëpret, por rolin qendror do ta ketë Partia Demokratike.

Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta, ai i mbyll këtë javë detyrimet dhe mirëpritet shumë kontributi i tij dhe LSI-së në opozitarimin kundër Edi Ramës, ne do të bashkohemi me të gjitha forcat politike, që besojnë se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.

Ideja ime është një front opozitar. Rol qendror ka PD, por udhëheqja do të jetë kolektive. Kontributi i çdo force politike dhe çdo faktori apo individë është i mirëpritur dhe vlerësuar” tha ish-kryeministri.

Por a ka kanë marrë ftesë partitë e vogla, aleate të PD-së për protestën e 7 korrikut?

“5pyetjet.al” kontaktoi aleatët opozitarë të Partisë Demokratike, të cilët njëzëri deklaruan se koordinim nuk ka, pasi ftesë nuk kanë marrë për t’ju bashkuar tubimit përpara Kryeministrisë ditën e enjte.

N/kryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se “jemi informuar nga komunikimi publik për atë që zoti Berisha ka njoftuar”. Ndryshe nga Sali Berisha që nga çmimet kaloi te “Ballkani i Hapur” duke e mbushur tubimin me disa çështje, Vasili thekson se “për mua zemra e protestës duhet të jetë rritja e çmimeve. Kjo duhet të jetë kryefjala”.

Aleati i vjetër i PD-së dhe Sali Berishës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ditën e protestës nuk do të jetë në Tiranë. “Jam jashtë, në Bukuresht në atë kohë” tha ai për “5pyetjet.al”.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ishte i paarritshëm për të mësuar qëndrimin e tij, por Vangjel Dule u shpreh se katër partitë e vogla opozitare do të jenë unison.

Nuk ka mbërritur ndonjë ftesë përveç njoftimeve publike. Mbetet për t’u diskutuar në grupimin tonë. Ne kemi një qëndrim të unifikuar, katër parti, që unifikojmë qëndrimet e axhendës politike, PBDNJ, PAA, PR dhe LZHK” tha ai te “5pyetjet.al”.

Kreu i PAA-së, Agron Duka në pritje të Kryesisë, shprehet është pro pjesëmarrjes në protestë. “Ditën e mërkurë në orën 7 kam lënë një takim me kryesinë e partisë për të vendosur. Unë jam për të marrë pjesë. Unë fajësoj qeverinë për problemet e çmimeve në Shqipëri” tha ai.

Ndryshe nga partitë e tjera që nuk kanë vendosur zyrtarisht, Nard Ndoka që drejton Partinë Demokristiane është i qartë. “Ftesë nuk kam marrë ende, por do të marr pjesë në protestë” tha ai për “5pyetjet.al”.

Sali Berisha duket se përpos problemit me të tijët brenda llojit, një “hall” më vete ka edhe bashkimin e aleatëve në një front të vetëm opozitar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit